Fshehje pasurie dhe mashtrime me miliona lekë, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas që akuzohen se kanë bërë fshehje të të ardhurave dhe mashtrim.

Shtetasit me inicalet M.J, 44 vjeç dhe F.I, 45 vjeç, mësohet se kanë qenë të akuzuar dhe tre herë më parë për ar.mëmbajtje pa leje dhe kontrabandë mallrash.

Këtë radhë ai akuzohet se ka mashtruar dhe ka fshehur të ardhurat. M.J., mësohet se i ka shitur shtetasit F.I. me kontratë fiktive 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milion lekë.

Ai gjithashtu ka marrë edhe dy automjete që rezultojnë të jenë në pronësi të një banke. Kredinë për këto dy automjete e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH. Gjithashtu 44-vjeçari ka mashtruar një grua të cilës i ka xhiron mujore të biznesit me vlerën rreth 55 milion lekë të reja.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “PËRSËRITËSI”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga 2 persona.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy automjete të tipeve të ndryshme dhe kontrata shitblerjeje.

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë e mundur finalizimi i operacionit të koduar “Përsëritësi”, ku u ndaluan shtetasit:

  1. J., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë tre herë për armëmbatje pa leje dhe kontrabandë me mallra për të cilët paguhet akcizë.
  2. I., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit M. J. dhe F. I. janë ndaluar pasi kanë bërë një kontratë fiktive (shtetasi M.J. i ka shitur shtetasit F.I. me kontratë fiktive 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milion lekë) duke fshehur të ardhurat, vepër penale kjo e cila është kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milion lekë.

Shtetasi i dyshuar M.J, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH.

Gjithashtu shtetasi i dyshuar M. J. ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme xhiron mujore të një biznesi të shtetases O. Sh, në vlerën rreth 55 milion lekë të reja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Vjedhje në shuma të mëdha”, “Vetëgjyqësi” në ngarkim të M. J dhe “Fshehje të ardhurave kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasit F. I.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto