Foto/ Zhduket 18 vjeçarja shqiptare, familjarët ngrenë alarmin

Një vajzë e re shqiptare është zhdukur nga Kreta ku jeton në Greqi. Familjarët e saj kanë bërë të ditur se ajo rezulton e humbur që prej ditës së dielë.

Policia greke ka bërë shumë kërkime për vajzën e re, por pa asnjë rezultat dhe për këtë, kanë publikuar foton e vajzës në media.

Në të dhënat e evidentuara nga policia, thuhet se Esperanca është 1.55 metra e gjatë, me flokë dhe sy të zinj. Kur u zhduk, ajo kishte veshur një palë tuta të zeza, atlete të zeza dhe një bluzë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto