Foto/ Vijnë në jetë trinjakët e parë të 2019, Rama i jep çekun foshnjave: “E sqaruam dhe pyetjen e famshme…”

Në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, kanë ardhur në jetë trinjakët e parë për vitin 2019.

Nëpërmjet një videoje në Facebook, kryeministri Edi Rama ka shkuar që të vizitojë nënën në maternitet dhe u ka dorëzuar secilit prej fëmijëve çekun prej 120 mijë lekësh të reja.

“Materniteti Koço Gliozheni, Tiranë – Vijnë në jetë trinjakët e parë të këtij viti, me 120 mijë lekë të reja me vete secili😁
Edhe 100…  Me këtë rast e sqaruam atë pyetjen e famshme që si është bonusi kur janë 3. Kur janë 3 të gjithë marrin si për të tretin, 120 mijë lekë të reja”, u shpreh Rama.

Materniteti Koço Gliozheni, Tiranë – Vijnë në jetë trinjakët e parë të këtij viti, me 120 mijë lekë të reja me vete secili😁Edhe 100🙏

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 12. Februar 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto