Flower
Flower

“Fitoj deri në 4 mijë euro”, 22 vjeçarja shqiptare zbulon si është puna e striptistes në Tiranë

Së fundmi, emisioni “Exclusive” ka sjellë rrëfimin e një vajze 22 vjeçare, e cila punon si striptiste në Tiranë.

Vajza, e cila quhet Sara, është shprehur se një natë fiton deri në 400 euro, ndërsa në muaj i ka shkuar rroga edhe 4 mijë euro. Paratë që fiton nga kjo punë, Sara shprehet se do t’i investojë në një biznes shërbimi.

Në fillim kisha ate ndrojtjen se ku po punoj, por dhe per faktin qe jam natyre pa shume komplekse e kalova lehtë këtë moment. Gjatë punës si kamariere shikoja në tërësi sesi funksionojnë gjerat, se çfarë ndodh brenda një “Night Clubi”. Dhe shikoja qe nuk ndodhte asgjë e keqe, përveçse vajza të bukura shoqëronin klientët në tavolina ndërsa ata pinin një pije. Edhe gjate kohës që isha kamariere, shume klientë kërkonin që të isha unë ajo që do i shoqëroja në tavolina, nga këtu me lindi ideja përse te mos e provoja edhe unë të isha si një nga vajzat që e bënin këtë gjë çdo natë”, është shprehur Sara.

Ajo ka treguar se ka filluar ta bëjë këtë punë që kur ishte 20 vjeçe dhe familja e saj e di se çfarë bën.

“Janë ata që të ofrojnë para duke të të ngatërruar me një punonjëse seksi, ndërkohë që je vetëm për shoqëri apo për për të bërë shoë”, është shprehur ajo për klientët që nuk i pëlqejnë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto