Fitime deri në 4.2 mln paund/ Shkatërrohet ba.nda shqiptare, furnizonte pasanikët me dr*gë përmes call center-it 

Një ba.ndë shqiptare e trafikut të ko.ka.inës është shkatërruar në Britaninë e Madhe, pasi ata kishin fituar plot 4.2 milionë paund nga ky aktivitet.

Sipas “The Sun”, shqiptarët punonin në një lagje pasanikësh, ku ia shisnin atë njerëzve të kamur. “Britania është bërë kryeqyteti i ko.kai.nës në Evropë. Banda kishte përdorur një model të thjeshtë dhe të qëndrueshëm të biznesit të shitjes së dr.ogës”, thuhet në këtë artikull.

 Banorët e lagjës Tunbridge Wells kanë shpenzuar 4.2millionë £ me blerjen e kokainës në gjashtë muaj e fundit, duke përdorur një shërbim të ri, atë që ua sillte dro.gën në Shtëpi. Si rezultat i hetimeve është zbuluar se banda shqiptare kishte ngritur edhe një qendër “call center”-i në Londër, që ofronte shërbim 24-orësh për qytetin e Kent-it”, shkruhet në këtë gazetë.

“Gjykata pas këtyre deklaratave tha se organizatorët e rrjetit po vepronin me dërgesa në shtëpi, ku kishin dhe një shërbim “call center”. Gjithmonë gjysmë grami, gjithnjë kokainë, gjithmonë 40 paundë, gjithmonë tregtarë shqiptarë dhe gjithmonë ‘Tunbridge Wells’.”, shprehej prokurori.

Dëshmia e stilit të jetesës ekstravagante të anëtarëve të bandësu zbulua nga telefonatat e tyre. Njëri prej tyre u filmua duke hedhur para në një klub nate, ndërsa një një tjetër mburrej për dërgimin e një Range Rover Sport në Shqipëri dhe një tjetër i kishte rregullaur dhëmbët vjehrrës. Po një dëshmitar tregoi dhe detaje të tjera nga trafiku u drogës, duke thënë se kishte shpenzuar në një javë 400 paund vetëm duke blerë drogë”, thuhet më tej.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto