Fillon protesta e artistëve para Kuvendit, Bujar Asqeriu: “Jemi këtu për të mbrojtur historinë dhe…”

Pak më parë ka nisur protesta e lajmëruar që është organizuar nga artistët, të cilët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pjesë e kësaj proteste janë artistë të ndryshëm shqiptarë, të cilët janë mbështetur nga aktivistë të shumtë dhe janë mbledhur para Kuvendit, për të kundërshtuar projekt-ligjin që do të votohet sot.

Në videon e mëposhtme, mund të shihet se janë mbledhur një masë mjaft e madhe njerëzish, të cilët mbajnë në duar pankartat “mbroteatrin”.

“Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë, një popull pas histori nuk ka mbrojtje nga arti. Jemi këtu që të ngrihemi mbi mashtrimet e qeveritarëve tanë. Jemi këtu për t’i dhënë në kuptim jetës së çdo shqiptari”, është shprehur Bujar Asqeriu.

Alert Çeloaliaj: Nuk është beteja e fundit, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë, deri në fund me çdo mjet ligjor.  Nëse ky ligj kalon, do të protestojmë më shumë para teatrit, asgjë nuk është e mbyllur asgjë nuk është e prerë. Unë them se  do të mbizotërojë qytetaria në atë sallë sot mbi politikën dhe paratë.

Protesta para parlamentit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, kundër grabitjes së Pronës Publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë!

Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit am Donnerstag, 5. Juli 2018

Ju mund të pëlqeni dhe këto