Flower
Flower

Familja e kishte raportuar të zhdukur që nga viti 2000, policia zbulon trupin e 23 vjeçares në frigoriferin e motrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi Kroacinë, pasi një vajzë e raportuar e zhdukur që në vitin 2000, është gjetur nga policia pas 18 vitesh.

Jasmina Dominic, u zhduk kur ishte vetëm 23 vjeçe dhe familja e saj vazhdonte ta raportonte të zhdukur deri në vitin 2005, kohë në të cilën më pas i tha policisë se ajo jetonte jashtë shtetit.

Por vetëm të shtunën u zbulua e vërteta e hidhur e Jasminës, trupi i së cilës u gjet brenda frigoriferit në korridorin e shtëpisë së familjes në fshatin Pavlocec, në verilindje të kryeqytetit Zagreb.

Autoritetet kanë arrestuar motrën e viktimës, 45 vjeçaren Smiljana Srnec, ndërkohë që trupi është dërguar për t’iu nënshtruar autopsisë.

Ky rast ka tronditur Kroacinë, ndërsa zëdhënësi i policisë, Nenad Risak, u shpreh se familja i kishte thënë policisë se Dominic jetonte jashtë.

“Ata (familja) na orientuan në drejtime të tjera gjatë hetimeve”, tha Risak duke dhënë detaje për hetimin fillestar lidhur me zhdukjen e Jasmina Dominic. “Ne kontrolluam shtëpinë (gjatë hetimit) … por nuk kishim informacion se mund të kishte ndodhur diçka brenda shtëpisë”, njoftoi policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto