Sherr banal brenda club-it, dy vëllezërit shqiptar godasin me mjete prerëse 30 vjeçarin

Një sherr banal ka shpërthyer mes dy shqiptarëve dhe një shtetasi tjetër jashtë ambienteve të një clubi në Brescia të Italisë.

Si pasojë, dy vëllezërit shqiptarë kanë përfunduar në komisariat. Njëri prej tyre ka qëlluar me thikë një djalë 30 vjeçar.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se shqiptarët e moshave 22 dhe 23 vjeç, kanë qëlluar 30 vjeçarin, i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe akuzohen për plagosjen e tij.

Raportohet se sherri nisi brenda diskos dhe më pas ata dolën jashtë për t’u sqaruar, por aty vëllai më i vogël nxorri thikën dhe goditi 30 vjeçarin.

Hetimet për zbardhjen e shkakut të sherrit po vijojnë, ndërsa dy shqiptarët janë ndaluar dhe po përballen me shkeljen e ligjit të migracionit, pasi rezultojnë të futur ilegalisht në shtetin italian.

Ju mund të pëlqeni dhe këto