Efektet anësore të ‘smart working’, disa këshilla për t’u ndjerë më mirë

Jeta sedentare e detyruar, e shndërruar në stil jete gjatë karantinës dhe e zgjatur në këtë vit me smart working, nuk ka qenë aspak e mirë.

Ndjesi përzierje, marrje mendsh, stres i akumuluar dhe nervozizëm janë simptomat më të shpeshta që shkaktohen nga dhimbja e shpinës, një problematikë në rritje të fortë gjatë këtyre muajve.

Sipas një studimi të fundit, i publikuar në International Journal of Environmental Research and Public Health, prevalenca në pikë përqindje e rasteve me dhimbje shpine u rrit nga 38,8% në para karantinë në 43,8% pas lockdown, me një rritje totale të rasteve me 11%.

Konkretisht, njerëzit më të prekur ishin ata të moshës mes 35 – 49 vjeç, me një indeks të masës trupore të barabartë ose më të madh se 30, që ishin subjekt i niveleve të larta të stresit dhe një jete sedentare të zgjatur, duke mos praktikuar aktivitet fizik. Por shpina nuk ishte e vetmja pjesë e trupit e prekur: njerëzit kanë pasur gjithnjë e më shumë probleme në qafë (+ 17,44%), shpatulla (+ 25,41%), kraharor (+ 74,44)%) dhe te këmbë (+ 40,40%).

Përqindja e njerëzve që nuk kanë bërë asnjë aktivitet fizik është rritur me 173,97%, nga 7,3 në 20%. Gratë raportuan më shumë dhimbje gjatë periudhës së karantinës (2.46 nga maksimumi i 5 i propozuar në pyetësori), ndërsa burrat 2.39. I këtij mendimi është edhe një kërkim i University of Nevada i publikuar në Friday Magazine, që citoi strukturën fizike te gratë, më e brishtë se ajo e meshkujve, si shkakun e problemeve të mesit të gratë.

Por cilat janë këshillat e ekspertëve për të parandaluar dhe për të kuruar dhimbjen e shpinës? Parandalimi, padyshim nis në tavolinë, me një regjim ushqimor të pasur me fibra dhe perime. Shmangia e mbipeshës, në fakt, është kushti kryesor për të mos pasur probleme më të rënda në shtyllën kurrizore. Bëni ushtrime stretching për të përmirësuar elasticitetin e shpinës. Këshillohet të përdorni edhe mjete të thjeshta por në të njëjtën kohë efikase, si për shembull akull apo një shishe me ujë të nxehtë.

“Dhimbja e shpinës vijon të jetë ende sot një ndër problemet më të shpeshta në nivel global, i theksuar sidomos në vitin e fundit nga emergjenca e koronavirusit dhe nga stili i tepërt sedentar – shpjegoi doktor Paolo Tenconi. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, në një pozicion të gabuar, mosshkëputja e shikimit nga kompjuteri, duke bërë pushime herë pas here, janë të gjitha problematika që shkaktojnë dhimbje në shtyllën kurrizore.

Për këtë arsye këshillohet të bëni çdo ditë ushtrime stretching dhe të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm, i pasur me fibra dhe perime. Pavarësisht se palestrat janë ende të mbyllura, ushtrimet fizike në shtëpi ju ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes fizike, duke luftuar dhimbjen e shpinës. Ushtrimet plank apo ato me pesha janë të dobishme për të forcuar muskujt dhe të thjeshta për t’u bërë nga kushdo.

Në rast të problemeve të mesit më serioze, një ndihmë e vlefshme vjen nga terapia me lazer Theal Therapy, që falë gjatësisë së valëve vepron drejtpërdrejt në përbërësin inflamator, duke siguruar një shërim të shpejtë, në një kohë të shkurtër. Trajtimi mund të kryhet duke respektuar distancimin social dhe sigurinë në këtë moment të emergjencës shëndetësore falë modalitetit automatik ScanX, operator- i pavarur”.

Problematikat në shpinë zënë një hapësirë të konsiderueshme edhe në rrjetet sociale: hashtagu #BackPain numëron më shumë se 1,4 milionë citime në Instagram. Por nuk është gjithçka, pasi nga dhimbjet e mesit kanë vuajtur në të kaluarën edhe njerëz të famshëm – nga Keanu Reeves, i cili shpeshherë ka pranuar se vuante nga dhimbjet e shpinës dhe qafës; Usain Bolt, i cili vuante nga një problem në shtyllën kurrizore; Sarah Michelle Gellar është rritur me një gjendje të skoliozës së moderuar; Harison Ford është operuar pas një hernie të rëndë në disk; Jackie Chan pësoi një zhvendosje të shpatullës së majtë; e deri te Charlize Theron e cila ka pranuar se ka vuajtur nga probleme të ndryshme në shpinë.

Më poshtë janë disa këshilla të ekspertëve për të parandaluar dhe për të kuruar dhimbjet e shpinës

-Ndiqni një regjim ushqimor të balancuar, i pasur me fibra dhe perime – mbajtja e trupit në formë duke shmangur mbipeshën është paralajmërimi kryesor për të shmangur dhimbjen e shpinës

-Mos e nënvlerësoni stretching – mjaftojnë 15 minuta në ditë me ushtrime të thjeshta shtriqje muskujsh për të përmirësuar elasticitetin e shtyllës kurrizore dhe për të parandaluar çfarëdo problemi.

-Përdorni akull ose ujë të ngrohtë – 20/30 minuta në ditë ujë të ngrohtë në shpinë janë shumë të dobishme për trajtimin e spazmave muskulore sipas hulumtimit nga American Academy of Family Physicians

-Qëndroni korrekt – mbi të gjitha në rastet e smart working është e rëndësishme të uleni në pozicionin e duhur dhe të bëni pushime prej 20 minutash, duke shmangur efektin “Tech neck”.

-Ndaloni pirjen e duhanit: pirja e duhanit pengon qarkullimin e gjakut në disqet e shtyllës kurrizore dhe e bën më të shpeshtë mundësinë e kontraktimit të dhimbjeve të shpinës.

-Forconi muskujt me ushtrime të caktuara – plank, shtytje dhe ushtrimet për barkun janë të dobishme për të parandaluar çdo shqetësim.

-Kushtojini vëmendje ngritjes së peshave: edhe në rastin e stërvitjeve në shtëpi, është thelbësore t’i jepni vëmendje ekzekutimit të saktë të ngritjes së peshës.

– Krijoni një rutinë pa stres: Fillimi i punës ose studimit në të njëjtën orë, duke krijuar një rrugëtim të përditshëm pa stres, ju ndihmon në shmangien e ndërlikimeve të tjera.

-Flini në mënyrë korrekte – cilësia e gjumit ndikon në mënyrë të ndjeshme te dhimbjet e shpinës. Fjetja në shpinë, mundësisht me një jastëk midis këmbëve, ndihmon në luftimin e spazmave të muskujve.

-Përdorimi i terapisë me lazer: falë procesit të fotobiomodulacionit të Theal Therapy, mund të shërohesh shpejt nga dhimbja e shpinës dhe patologjitë e tjera të qëndrimit./Monitor

Ju mund të pëlqeni dhe këto