E trishtë/ Prej kohësh ishte keq, ndahet nga jeta kreu i Organizatës Kombëtare të Veteranëve

Kolonel Rustem Peçi është ndarë nga jeta ditën e sotme, pasi prej disa kohësh ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. I ndjeri ka qenë kryetar i organizatës Kombëtare të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe po ashtu gëzonte statusin e veteranit të luftës.


Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në Facebook Kryesia e Komitetit Kombëtar dhe familjarët, të cilët kanë organizuar edhe homazhet në nder të tij që do mbahen ditën e sotme nga ora 14:00-15:00.

Njoftim i Kryesisë së Komitetit Kombëtar:

“Sot, datë 06.04.2021, në orët e para të mëngjesit, mbas një gjendjeje të rëndë shëndetësore, pushoi së rrahuri zemra e shokut Rustem Shefqet Peçi!

Rustem Peçi ishte Kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ – Nderi i Kombit! Shoku Rustem Peçi ishte ushtarak kariere i kompletuar në arsimimin dhe kualifikimin e tij profesional. Gjatë jetës së tij aktive ai ka kryer me sukses e dinjitet detyra shumë të rēndësishme drejtuese në strukturat e ushtrisë!

Shoku Rustem gëzonte statusin e Veteranit të LANÇ. Ndarja e tij nga jeta la në pikëllim familjen e tij biologjike, por edhe miq e shokë, bashkëpunëtorë të panumërt në Organizatën Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, të cilën e drejtoi me perkushtim ideal e dinjitet! KRYESIA E KOMITETIT KOMBËTAR”

Ju mund të pëlqeni dhe këto