E trishtë/ E infektuar prej ditësh me Covid, këshilltari i Ilir Metës humb të ëmën

Një lajm i trishtë është raportuar pak më parë në media. Mamaja e Emiljano Aleksit, këshilltarit të Presidentit Ilir Meta, ka humbur jetën.

Mësohet se e ëma e tij kishte disa kohë e infektuar me koronavirus. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vet Aleksi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Miq të dashur. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se mamaja jonë e shtrenjtë ndërroi jetë. Varrimi bëhet ditën e Martë ora 10:00 në Vokopolë (Kuçovë) Duke ju falenderuar për mesazhet e shumta për të ndarë dhimbjen me ne, Ju kërkojmë të na mirëkuptoni se për shkak të masave të shtuara të sigurisë shkaku i pandemisë COVID-19 ceremonia e varrimit do jetë familjare për Mamanë tonë!”, shkruan Aleksi në postimin e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto