E tmerrshme/ Donin të kalonin në anën tjetër të shinave, përplasen fatalisht nga treni dy vëllezërit shqiptarë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Gjermani, ku dy vëllezërit nga Kosova, Hasan dhe Blerian Arifaj, kanë gjetur vdekjen.

Viktimat janë vetëm 17 dhe 13 vjeç. Pas ngjarjes së rëndë, ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, e cila bën të ditur se ka komunikuar me autoritetet bavareze.

“Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë. Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira”, thuhej në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Vëllezërit Arifaj

Mësohet se dy të miturit po përpiqeshin të kalonin në anën tjetër të shinave kur janë përplasur nga treni që vinte nga Mynihu, i cili tentoi të ngadalësonte, por më kot.

Ju mund të pëlqeni dhe këto