Flower
Flower

E rëndë në Vlorë/ Burri mbyt me duar bashkëshorten, më pas pret damarët e dorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:20 në qytetin e Vlorës, ku një burrë ka mbytur me duar bashkëshorten e tij dhe më pas ka prerë damarët e dorës së tij.

Kjo ngjarje mësohet të ketë ndodhur në një banesë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, ndërsa shkaku mësohet të ketë qenë një sherr mes tyre.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar autorin e plagosur në spital, por ai ka pasur shumë humbje gjaku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto