Flower
Flower

E rëndë në Elbasan/ I riu rreh keq vajzën pasi ajo refuzoi të kryente marrëdhënie me të

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në Elbasan, ku një 28 vjeçar ka përfunduar në pranga.

Sipas policisë, i riu ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

Pasi vajza ka refuzuar që të kryejë marrëdhënie intime me të, 28 vjeçari me inicialet A.B, që ka kryer vetëm 8 vjeçaren, e ka rrahur brutalisht atë.

 “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.B., 28 vjeç, banues në  Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se  ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më dhunë, me një  shtetase.

Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur nē tentative”, parashikuar nga nenet 102 e 22  të Kodit  Penal”, njofton policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto