E rëndë/ Ndërron jetë fëmija 12 vjeçar shqiptar në mes të Greqisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rodos, Greqi, ku një djalë 12 vjeçar me shtetësi shqiptare, ka humbur jetën.

Mediat greke raportojnë se 12 vjeçari është gjetur i vdekur në zonën detare Zephyros të Rodosit, prej nga ku u dërgua me urgjencë në Spitalin e përgjithshëm, por ka qenë i pamundur rikthimi i tij në jetë.

Dyshimet janë se fëmija është mbytur, por Autoriteti Qëndror i Portit të Rodosit, që po kryen hetimet, nuk ka përjashtuar edhe pistat e tjera.

Ndërkohë, po pritet autopsia e trupit të viktimës që do të përcaktojë shkaqet që i sollën vdekjen vogëlushit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto