E mitura nga Kavaja dha dëshminë rrënqethëse në gjykatë, çfarë u tha brenda 3 orëve mes tyre?

Ditën e sotme, e mitura nga Kavaja që u abuzua seksualisht nga 8 shokët e shkollës, ka dhënë dëshminë e saj në Gjykatën e Durrësit mbi dhunën që përjetoi në dy muaj rresht.

Gjykata, me kërkesën e Prokurorisë, ka vendosur që të marri në pyetje të dëmtuarën, dëshmia e së cilës do të shërbejë si një provë në procesin penal kundër 8 meshkujve që abuzuan me të.

Në dëshminë e saj e mitura i ka deklaratave të saj të dëshmuara edhe në Polici. Seanca e marrjes në pyetje është ndjekur përmes monitorit edhe nga avokatët mbrojtës të djemve, të cilët ndodhen tashmë pas hekurave.Vajza bashkë me prindërit trokiti në dyert e policisë, më 29 janar, pasi ishte abuzuar nga një grup djemsh që e shantazhonin me një video intime.

Ju mund të pëlqeni dhe këto