E kanë frikë të gjithë njerëzit, kjo njihet si ‘kthesa e vd*kjes’ në Shqipëri

Një kthesë rrugore pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër është emërtuar si “kthesa e vde.kjes”, ku aty vetëm në muajt e parë të 2019 janë shkaktuar shumë aksidente.

Tre persona humbën jetën në një aksident në këtë kthesë tre vitet e fundit, ndërsa fatmirësisht nga aksidentet e tjera ka pasur vetëm dëme materiale.

Drejtori i seksionit të Trafikut Interurban, Altin Muçaj, ka thënë për “jugunews.net” se në disa pjesë të këtij aksi rrugor mungojnë sinjalistika rrugore, ndërsa një pjesë tjetër aksidentesh janë shkaktuar nga shoferët.

Gjithashtu, Muçaj ka theksuar se sensibilizimi i drejtuesve të mjeteve hedh hapin e parë për të ulur numrin e aksidenteve, si dhe respektimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët.

Ju mund të pëlqeni dhe këto