E dhimbshme, humb jetën nga koronavirusi kolosi i këngës arbëreshe

Një lajm i hidhur është raportuar sot në media. Kolosi i poezisë dhe këngës arbëreshe, Zef Kakoca, ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtari shqiptar Ilir Shaqiri.


Kakoca prej disa ditësh ishte i infektuar me koronavirus dhe për fat të keq nuk e fitoi dot betejën me jetën. Ai u bë i njohur si një nga kollonat kryesore që luftoi në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Itali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto