Flower
Flower

E dërgoi të blinte bukë por u kthye i paralizuar, përlot nëna e 14 vjeçarit: “Jap zemrën vetëm të shërohet”

Shëndriti është një djalë 14 vjeçar, i cili kur shkoi për të blerë bukë pësoi një aksident të rëndë që e la të paralizuar.

Kjo ka ndodhur dy vite më parë në Prishtinë e nëna e tij së fundmi ka treguar për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” se djali i saj ka nevojë për një operacion në kokë që kushton 22 mijë euro. Ajo është shprehur se që pas aksidentit, 14 vjeçari vuan nga infeksione të rënda dhe me dhimbje të forta të kokës, ndërsa nuk del asnjëherë nga shtëpia sepse është shumë i stresuar.

 “Jam nëna e djalit Shëndrit Beqirit, vij nga Presheva, prej 20 vitesh jetoj në Fushë Kosovë. Jetoj me qira. Djali më është aksidentuar para 2 viteve. Shërim nuk ka pasur këtu as në spitale. Djali është duke më ikur, e kap ngërçi, i dhemb shumë koka. Ishim në shtëpi, bëra drekën, djalin e çova të blinte bukë. Djali u vonua pata frikë. Erdhi policia na tha se ka pësuar aksident. Në spital më thanë s’ka shpëtim. Për 4 ditë nuk kishte vetëdije, e kam pritur çdo ditë e natë tek koka. E sollëm në shtëpi, donte të rikthehej në shkollë”, tregon nëna.

“Vuan nga infeksione të shumta që nuk e lënë të qetë, çdo javë jemi në spital për kurim, përdor shumë ilaçe, madje edhe për stres. Këto vitet e fundit më shumë kam qëndruar në spital sesa në shtëpi. Para vitit të ri 30 ditë qëndrova në një karrige pranë tij në spital. Për të unë jepja zemrën, vetëm të shërohet. I shkoja tek shtrati e kontrolloja nëse merr frymë. Është shumë i stresuar, ka tre javë që nuk del jashtë shtëpisë. Nuk do ta dëgjojë më emrin e mjekut. Më thotë pse nuk shërohem dot. Djali ka qenë i shkëlqyer në shkollë, krejt me 5-a, por tani ka rënë nga notat. Nuk e kupton më si dikur matematikën, ka qejf të shëtisë Tiranën, Durrësin. E do detin”, tregon ajo.

E përlotur, nëna e djalit thotë se i burri është i papunë dhe ata nuk kanë lekë për ta operuar djalin, pasi mezi sigurojnë ushqimin për të ngrënë.

Burri nuk punon. Djali i madh ka lënë shkollën se nuk e përballonim dot ta mbanim në shkollë. Edhe pa ushqim kemi mbetur por nuk kanë ndihmuar njerëzit. Kemi shpenzuar shumë me blerjen e barnave. Spitali nuk na ofron medikamente, kemi marrë borxhe për t’ia blerë. Unë nuk jetoj dot pa të, jam shumë e lidhur me të. Ai nuk ma lëshonte dorën kur ishte i aksidentuar. Doja ta shikoja veç njëherë duke ecur dhe duke folur”, është shprehur ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto