Flower
Flower

“Dua të filloj një jetë të re”, 18 vjeçarja shqiptare largohet nga shtëpia, u lë letër prindërve

Një vajzë e re është larguar nga shtëpia e saj, duke u lënë një letër prindërve ku i shpjegonte se ajo ka ikur për të nisur një jetë të re.

Donjeta Cenaj, 18 vjeçe nga fshati Jagodë i komunës së Klinës, u ka shkruar prindërve në letër se ajo nuk po martohet, por është larguar për të filluar një jetë ndryshe.

Ka qenë babai i Donjetës, Lumni Cenaj, i cili e ka raportuar vajzën të zhdukur në polici.

Për “Gazeta Express”, ai ka treguar se Donjeta ishte një vajzë e qetë, dilte shumë rrallë, nuk ishte shumë e shoqëruar dhe kohën e kalonte duke parë filma e seriale në laptopin e saj.

“Donjeta ka qenë në shkollë deri në klasën e shtatë këtu në fshat. Ne kemi shkuar në Gjermani në vitin 2014, atje ka kryer edhe tri vite shkollë. Jemi kthy vitin e kaluar në muajin tetor, kom tentu me regjistru në gjimnaz, po skom mujt. U kanë shumë e vetëdijshme, e qetë, serioze. Ajo nuk ka shku askund, shumë rrallë ka dalë në qytet. Ka nejt te shpija në laptop të vetin. Ka kqyrë filma, seriale, nashta ka shkru edhe me dikon nuk e di. Ka qenë shumë serioze”, është shprehur babai i vajzës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto