Doganierët gjermanë habiten nga ajo që i gjejnë shqiptarit në valixhe/ Video

Doganierët gjermanë në Rosenheim janë habitur kur kanë zbuluar diçka befasuese në valixhen e një shqiptari, i cili po udhëtonte nga Maqedonia.

“Kujdes, kontrolli” është një emision televiziv që transmetohet në kanalin gjerman Tv Kabel 1, ku kësaj rradhe është kontrolluar një autobus që vinte nga Maqedonia.

Doganierët gjermanë kanë kontrolluar këtë autobus, ku fokusi kryesor padyshim ka qenë kontrabanda, siç janë psh cigaret. Ato janë pothuajse tre herë më të lira në Maqedoni, sesa në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane.

Sipas “Albinfo.ch”, pas një inspektimi me rreze rentgeni dhe një kontrolli “klasik” me duar, punonjësit e doganave nuk kanë gjetur asgjë që shkelte rregulloret e importit. Dhe kështu, autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin.

Por, një nga gjetjet më interesante ka qenë kur është ndaluar një shqiptar për kontroll. Ai kishte mbushur veturën me shumë artikuj shtëpiak, por edhe gjatë kësaj, doganierët gjermanë nuk kanë mundur të ankohen.

Sipas zyrtarit doganor, importimi i produkteve duhet të kontrollohet në vendin e parë të hyrjes në BE, e ajo ka qenë Kroacia. Shqiptari bagazhin e ka pasur të stërmbushur me ajvar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto