“Do mbizotërojë mjerimi”, parashikimi i frikshëm, në Ballkan do bie tërmeti shkatërrimtar

Ditët e fundit, një tërmet i fuqishëm ra në Greqi, ku në kryeqytetin e Athinës toka u shkund nga tërmeti me magnitudë 5.1 Rihter.

Por ditën e djeshme, drejtori i Institutit Gjeodinamik grek, Akis Tselentis, ka bërë një parashikim të frikshëm për mediat greke.

Ai ka paralajmëruar se gadishulli i Ballkanit do të preket nga një tërmet që është 30 herë më i fuqishëm se ai që ra në Greqi.

Sipas sizmologut, ne duhet të bëhemi gati pasi ky tërmet mund të bjeri nga momenti në moment dhe mund të jetë shkatërrimtar.

“Ne kemi një gjigant pranë nesh. Alkyonides. Në një moment, ai do të shpërthejë dhe pastaj në rajon do të ketë mjerim. Duhet të jemi gati. Ky tërmet është 30 herë më i madh se ai që Athina kaloi”, ka thënë ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto