“Do ketë rritje, duhet të jemi gati”, Skënder Brataj bën paralajmërimin për vjeshtën

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare, ka dhënë një intervistë për “Euronews Albania”, ku ka thënë se është duke u përgatitur për një tjetër valë koronavirusi.

Sipas tij, përgatitjet për gripin stinor duhet të fillojnë më shpejt se vitet e tjera. Ai ka thënë se personeli dhe grupmoshat që janë më të rrezikuar, duhet të vaksinohen.

“Po përgatitemi për një valë tjetër, do të thotë se është prania e virusit të gripit, sepse këtë valë e kemi. Jo vetëm nuk ka ikur, por po shkon në rritje. Dihet që në vjeshtë vijon gjithmonë periudha e gripit, por duke gjetur dhe Koronavirusin, normalisht kemi dy armiq që duhet të mbrohemi nga të dy.

Duke parë që ky virus është shumë dinamik, duhet të shkojmë drejt të panjohurës me masa efikase. Me gripin duhet filluar më përpara se sa vitet e tjera. Kjo i përket grupit që merret me gripin. Vaksina e gripit ka qenë falas. Në këto kushte duhet të ishte efikase. Kush është personeli në risk? Janë bluzat e bardha, forcat e rendit, moshat e thyera, persona me sëmundje bashkëshoqëruese. Duhet ta bëjnë të parët këtë. Këto janë fashat e para që duhet dhe do të plotësohen”, tha Brataj.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto