Flower
Flower

“Do helmoja veten dhe dy fëmijët”, nëna nga Tirana përlot me historinë e dhimbshme

Ditën e djeshme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela Shqiptare”, është transmetuar historia e dhimbshme e një nëne të re nga Tirana, që ka dy fëmijë.

Matilda ka treguar në studio mes lotësh historinë e saj të dhimbshme, si pasojë e problemeve me ish-bashkëshortin, gjatë lidhjes së tyre prej 9 vitësh.

Në moshën 17-vjeçare unë u fejova me shkuesi. Pimë një kafe, i dhamë llafin njëri-tjetrit dhe nuk kishim kohë që të njiheshim. Deri në Gusht të 2008-s që u martuam, pas një viti erdhi djali. Gjatë kësaj kohe çdo gjë në rregull. Pastaj pas një viti erdhi një shtatzëni tjetër, edhe aty filluan edhe debatet.
Nuk ishte aq i pritur ai fëmijë, pavarësisht se im shoq e dëshironte shumë. Ishte një shtatzëni shumë e shpejtë e dyta dhe nuk e donin aq shumë. Unë isha pa punë, im shoq punonte, por nuk kishim ndonjë të ardhur të madhe.
Ishte kjo fraza që ju jeni 4 vetë, ndërsa ne jemi 2 apo 3, sa ishim ne në atë kohë. Aty filloi gjithçka. Jetonim në një shtëpi me prindërit, unë në katin e dytë, ndërsa vjehrrit në 4 e parë. Burri u ftoh me mua, më fëmijët. Ikte në orën 6 të mëngjesit dhe kthehej në 1 të natës. Pasi ndamë ekonominë, pas 6 muajve unë fillova punë. Aty e kishim punën me normë, sa të merrje. Shkoja diku tek 150 mijë lekë të vjetra në muaj.
Nuk mjaftonin, por mendova që të bëhem krah shtëpisë. Pak ose shumë do ishte diçka e mirë. Bashkëshorti sa nxirrte, aq merrte”, është shprehur Matilda.

Ajo ka treguar se ana ekonomike dhe vështirësitë që ajo sjell, janë bërë molla e sherrit.

 “ Me 2 mijë lekë të vjetra, unë duhet të përballoja të gjithë shpenzimet e shtëpisë. Deri kur bëmë debate dhe unë vendosa që rrogën time ta mbaj vetë. Ai nuk pranonte që unë të merrja situatën në dorë.
Dita ditës rëndohej më shumë situata, si çdo femër që i sheh këto largësitë e bashkëshortit, unë vendosa t’i kontrolloj telefonin. Aty zbulova se kishte një lidhje tjetër. E mblodha veten dhe për disa kohë nuk i rashë në sy, rreth 2 muaj. Kur ia thashë më tha e kam thjeshtë shoqe. Unë vazhdoja ia kontrolloja telefonin dhe kur i kapa përsëri mesazhe të tjera, i thashë: Këto nuk i shkruhen një shoqeje.”

Më tej, Matilda është shprehur se si pasojë e depresionit, ka menduar të kryente vetëvrasje.

Kam menduar të helmoj veten dhe dy fëmijët. Sepse kisha arritur në depresion, isha dobësuar shumë, 38 kilogramë. Çdokush që më shihte habitej, thoshte kjo edhe 2 javë jetë ka”, tha ajo.

Ndonëse mundohej të zgjidhte gjërat me bashkëshortin, Matilda u shpreh se vendosi më në fund që të largohej dhe e motra e përkrahu.

 “E kisha menduar dhe ia shpreha motrës që kam thërritur sot këtu. Që unë nuk kam rrugëzgjidhje tjetër dhe ia tregova sepse nuk ia kisha treguar askujt nga njerëzit e mi situatën time. U thoja jam dobësuar ngaqë dy fëmijët e vegjël.
Kisha momente që s’i përballoja dot, por vendosa t’ia tregoj motrës. Ajo më tha merr fëmijët dhe hajde. Ajo ishte forca ime, atë forcë që unë e kisha humbur tashmë. Ajo më dha vetëbesim, unë e kisha humbur besimin te vetja, ajo është gjithçka.
Shkova tek mami, atje më priste motra dhe ajo më tha se nuk ka asgjë të keqe. ‘Për çfarë duhet ta helmosh ti veten, aq më shumë fëmijët’, më tha. Ti nuk je njeri pa njeri, jemi ne, do të japim gjithë mbështetjen e duhur. E vendosa që do të vazhdoj përpara. Në atë kohë kur ika, vjehrri ishte në Itali dhe brenda javës ai u kthye. Më tha, nëse vjen, çdo gjë do sqarohet.
Për hatrin e fëmijëve unë e bëra këtë përpjekje, por kur arrita në shtëpi, asgjë nuk u sqarua, vetëm sa u përkeqësuan gjërat. Fillova një punë të dytë. Ishte 2 Shtator. Punova për 1 muaj punë të dytë. Një natë kur kthehem në shtëpi, më ishin mbyllur dyert. Iu luta që ta hapte derën, nuk pranoi. Pastaj vjehrri tha: A mund të sqarojmë dy llafe. Po i thashë, por kjo nuk është e drejtë.
Nëse për diçka më të vogël dyshoni tek unë, ma thoni. Sepse unë ia kisha kërkuar gjithmonë këtë, sepse mbase gabimin e kisha dhe unë. Më thoni ku kam gabuar dhe unë rregulloj sjelljen, por të mos jetë ajo përgjigja juaj që ‘unë kështu dua dhe po të pëlqeu mirë, po nuk të pëlqeu…’ Unë u futa nga dritarja”,
u shpreh ajo.

Nëna ka treguar se si zbuloi lidhjen e bashkëshortit me femrën tjetër.

 “E zbulova vetë edhe këtë, me këtë tjetrën kam folur edhe vetë në messenger. Zbulova letra, fotografi të cilat ajo nuk i pranoi. Mesa më tha ajo, nuk e dinte që bashkëshorti ishte i martuar. Sepse nëpër statuset e Facebook, ai dilte beqar, ose me nipin e me mbesat, por asnjëherë me fëmijët. Me vendim gjykate fëmijë i kam unë. Gjyqi i Shkallës së parë mbaroi dhe u vendos që të m’i jepte mua. Ai nuk ishte dakord dhe e hodhi për Apel”, ka thënë Matilda.

Matilda kishte ftuar në studio për ta falenderuar motrën e saj, Shpresën, e cila u shpreh:

Unë nuk pres shpërblim, sepse të kam motër, të kam shpirt, sepse ke qenë motra më e vogël dhe të kam rritur vetë.”

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto