Flower
Flower

Do fitonte 600 mijë euro nga shitja e tyre, kush ishte shqiptari furnizues i klasit të parë?

Policia italiane ka vendosur në pranga një shtetas shqiptar, i cili merrej me tregti droge, por e kishte fshehur shumë mirë këtë pasi punonte në zonën e Maranelos me dokumenta të rregullta.

Mediat italiane raportojnë se 37 vjeçari Valentin Tuku u gjend me 3 kg kokainë, kur policia i kontrolloi shtëpinë e tij ditën e shtunë.

Mësohet se shqiptari sapo kishte dalë nga shtëpia kur policët mbërritën në banesën e tij dhe në çantën e tij të shpinës u gjend një pako me 1 kg kokainë.

Nga kontrolli në garazhin e tij, u zbuluan dy pako të tjera me kokainë të fshehura në shalën e motorit, që nëse do të shitej, shqiptari do merrte 600 mijë euro.

Hetuesit bëjnë të ditur se shqiptari ishte i njohur në fushën e tregtisë së drogës dhe ishte një furnizues i klasit të parë për shitësit në rrugë, ndërkohë që momentalisht ndodhet në burg në pritje të gjykimit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto