Flower
Flower

“Do doja të kisha jetë më të bukur, shokët më tallin”, thirrjet therëse të fëmijëve që jetojnë mes skamjes

Familja Kishta jeton në Mashan të Gramshit, në kushte shumë të vështira ekonomike, ku mezi sigurojnë bukën për të ngrënë.

Sonila dhe fëmijët e saj janë bërë pjesë e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, ku kanë treguar realitetin e hidhur në të cilin jetojnë. Sonila shprehet se nuk e mbushin barkun asnjëherë me bukë, e se varfëria në të cilën ata jetojnë, bën që fëmijët e saj të tallen nga shokët e klasës.

 Vajza me vdiq rrugës, vuante nga pneumonia, me vdiq rrugës për në spital. Për Vitin e Ri, nuk kisha çfarë t’u shtroja në tavolinë fëmijëve. Vetëm një kulaç dhe një bidon me qumësht kisha për ta në tavolinë. Djali i vogël më thoshte, na bë një byrek. Mblodha ca hithra jashtë për të bërë byrek. Nuk kam bukë për fëmijët, i nis pa bukë në shkollë. Me 60 mijë lekë të vjetra, nuk arrij dot t’i ushqej. Fëmijët me flenë përtokë. I lutem Zotit të bëjë mrekulli tek fëmijët, këtë i kërkoj shqiptarëve që të më ndihmojnë vetëm fëmijët”, rrëfehet nëna.

Në shkollë paragjykohem me të drejtë, pse ja veshur kështu më thonë, mos rri me ne, largohu. Ka njerëz që na paragjykojnë. Do doja t’i ndryshoja të tëra, do doja të kisha një jetë më të bukur, do doja mos të ndjenim kështu mungesën e gjërave”.

Kur të rritem dua të kem rroba, dua të kem  këpucë, gjëra të reja, nuk kemi blerë kurrë gjëra të reja. Dua të na plotësohen ëndrrat”.

Shpresoj të na realizohen ëndrrat, dëshiroj të bëhem kirurge, por nuk do kem mundësi ta vazhdoj shkollën e lartë, nuk dua të jetoj kështu, por ne jemi në fshat, vetëm tokën mund të punojmë këtu”, kanë qenë thirrjet e dhimbshme të fëmijëve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto