Djalin e ka në burg, gjyshja 60 vjeçe rrit në varfëri ekstreme dy fëmijët/ Video

Një histori e dhimbshme është transmetuar së fundmi në emisionin “Stop”, ku Sanije Loka, 60 vjeçe, i ka kërkuar ndihmë publikut për të rritur dy fëmijët e djalit të saj.

Mësohet se djali i Sanijes është ndarë nga bashkëshortja dhe momentalisht vuan dënimin në një burg të Francës, duke i lënë djalin dhe vajzës mamasë së tij.

Mes lotësh, gjyshja 60 vjeçare ka kërkuar vetëm që t’i jepet një vërtetim që djali është në burg në mënyrë që të marri një pension ushqimor nga e ëma e fëmijëve, ose ajo të marri kujdestarinë e tyre e më pas ndihmë ekonomike.

Ndërsa e kontaktuar nga gazetarët e emisionit, drejtoresha e Shërbimit Social në Durrës Meme Xhaferaj, thotë, se pas prezantimit të rastit, po punohet për zgjidhjen e problemit të kësaj familjeje.

Ka nisur puna për dokumentat, që gjyshja të fitojë kujdestarinë e fëmijëve e më pas të përfitojë ndihmë ekonomike. Nga ana tjetër “Fundjavë ndryshe” ka ofruar ndihma ushqimore për Sanijen dhe të vegjlit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto