Flower
Flower

Djali i tha se pëlqente meshkujt, mamaja e rreh brutalisht dhe vret të birin e saj vetëm 10 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, Amerikë, ku një nënë 28 vjeçare ka rrahur brutalisht dhe ka vrarë djalin e saj 10 vjeçar.

Vogëlushi i kishtë rrëfyer mamasë së tij se i tërhiqnin meshkujt, por mesa duket ajo nuk e ka pranuar deklaratën e të birit dhe ka filluar dhunën fizike ndaj tij.

Maxine Barron, së bashku me partnerin e saj Kareem Ernesto Leiva, e kanë rrahur brutalisht 10 vjeçarin për disa ditë me rradhë. Mediat e huaja kanë raportuar se i mituri është torturuar në sy të tetë fëmijëve të tjerë, të cilët ishin të moshave 12 muajsh deri në 12 vjeç.

Ata e kanë rrahur atë vazhdimisht me rrip dhe litar dhe e kanë lënë pa ushqim për ditë me radhë. Ndërsa vëllezërit e tij kishin për detyrë që ta ruanin atë që të qëndronte gjithmonë në gjunjë ose në këmbë.

Në një pikë fëmija nuk kishte mundësi të ecte më sepse nuk kishte forcë. Ai është gjetur pa ndjenja i shtrirë në dyshemenë e dhomës së tij. Kur e kemi dërguar në spital ishte tepër vonë sepse djali vdiq për disa orë. Ai kishte pësuar një dëmtim në kokë dhe një hemoragji cerebrale. Ai kishte sytë e kuq dhe plagë të shumta në të gjithë trupin”, ka treguar prokurori i rrethit.

Ndërkohë është mësuar se nëna e tij dhe partneri janë arrestuar dhe do të dënohen me 22 deri në 32 vjet burgim, ndërsa fëmijët po kujdesen momentalisht nga sëmbimet sociale, të cilat kanë siguruar dhe një psikologë për ta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto