Denoncimi te Berisha: “Policia fshehu p*rdh*nimin e 13 vjeçares se baballarët e djemve janë biznesmenë me lidhje të forta politike”

Historia e abuzimit nga 7 adoleshentë me 13 vjeçaren, të gjithë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë, ka tronditur opinionin publik.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha që publikoi disa ditë më parë këtë ngjarje dhe e bëri publike për të gjithë njerëzit. Së fundmi, Berisha ka nxjerrë një tjetër mesazh të qytetarit dixhital mbi këtë ngjarje, i cili thotë se policia e mbajti të fshehtë përdhunimin e vajzës.

Berisha shkruan se ngjarja për përdhunimin e të miturës është fshehur nga organet kompetente, sepse djemtë kishin baballarë biznesmenë dhe me lidhje të forta politike e disa të tjerë policë.

Statusi i Berishës:

Familjaret denocuan ne polici krimin.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr perdhunimet kan ndodhur jashte ambienteve te shkolles, mesuesja kukdestare bashke me drejtoreshen evidentojne ngjarjet, informojne mamane e vajzes. I ati ndodhej ne Itali. Informohet dhe ai, vjen nga Italia dhe bashke me vajzen bejne denoncim ne polici.
Me pas policia e ka mbajt te fshehte si akt per arsyet e veta te turpshme!
Ne polici thuhet se pas denoncimit policia e Kavajes i thirri Por u liruan menjeher njelloj si ne rastin Rexhep Rranjes.Ata djem kane baballaret biznismen me lidhje te forta politike dhe oficer policie. Por ne polici flitet se fshehja e krimit esht bere me urdher nga siper me nderhyrjen direkte te kryeministrit tek ministria arsimit dhe ajo e brendshme doktor.
Megjithate ju keni infot e tua me te detajuara.”

Urdheri per fshehjen e perdhunimit te vajzes se mitur u dha nga siper.Familjaret denocuan ne polici krimin.Lexoni…

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 5. Februar 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto