Flower
Flower

Denoncimi nga burgu në Francë: “Shqiptari baba i dy fëmijëve vrau veten, policët i kishin…”

Një grup të dënuarish shqiptarë në burgun “La Talaurdiere” në Saint Etienne, Francë, kanë denoncuar se shoku i tyre, një shqiptar dhe njëkohësisht baba i dy fëmijëve, ka vrarë veten brenda qelisë.

Shqiptarët kanë njoftuar këtë ngjarje të rëndë nëpërmjet një mesazhi për “JOQ”, duke treguar për kushtet çnjerëzore që ka burgu në fjalë. Konkretisht, është një shqiptar me inicialet L.M që vuante dënimin në burg, 46 vjeç, i cili ka lënë pas dy fëmijë dhe mësohet se gardianët francezë kishin ushtruar dhunë mbi të.

Ekskluzive/” Dyshojmë se e kanë vrarë”, shqiptarët nga burgu në Francë tregojnë tmerrin on Vidnews.

Mesazhi i te burgosurve:

Pershendetje JOQ! Ne qe ju shkruajme jemi nje grup i madh shqiptaresh nga burgu “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France. Sot ne kete burg ka vrare veten nje shqiptar, Ishte vetem 46 vjec dhe baba i dy femijeve. Ndodhej ketu prej 4 muajsh dhe mbahej ne burg padrejtesisht, megjithese nuk kishte prova e fakte kunder tij. Gjithmone e kemi ditur qe greket jane racista , por francezet ju a kalojne dhe atyre per racizem. Jetojme ne nje burg me kushte mizerabel, lageshti, pa ngrohje dhe me ushqim qe as vendet e botes se 3 nuk e hane. Shumicen e rasteve ushqimi nuk del per te gjithe te burgosurit dhe shumica e tyre ngelen pa ngrene. Duhet te presim diten tjeter qe te shuajme urine. Punojme gjithe diten si skllever dhe si perfundim as rrogen nuk na e japin te plote sipas rregullave. Nga rroga qe punojme, na mbajne leket per qera(dhomen e burgut), uje, energji elektrike dhe ushqim. Me leket e rroges se paket qe marrim mundohemi te blejme ushqime vet, por edhe ato na I shesin shume here me shtrenjt nga cmimi real I tyre dhe per me teper na I vonojne pafund. Sikur te mos mjaftonin keto racizmi nga ana e gardianeve dhe punonjesve te tjere francez eshte ne kulm. Na percmojne dhe trajtojne shume keq. Ketu te fusin ne burg padrejtesisht, I zgjasin hetimet pafund dhe te trajtojne si kafsh dhe jo si qenie njerezore . Me sjelljen e tyre dhe kushtet e veshtira te jeteses e zhveshin njeriun nga shpresa dhe dinjiteti , te marrin jeten dhe te shtyjne ne “vetevrasje”. Shoku yne Liman Meta ishte I ri, kishte familje, dy femije qe e prisnin dhe nuk kishte arsye te vriste veten. Sot ne mengjes kur e takuam ishte I qete dhe I qeshur si gjithe ditet e tjera. Me pare kishte pasur probleme me gardianet te cilet e kane rrahur disa here dhe te gjithe ketu dyshojne qe e kane vrare, dhe jo qe ka vrare veten. Ju lutemi te interesoheni per fatin e tij dhe te gjithe shqiptareve te cilet vuajne denimet ne burgjet jashte Shqiprise, ku na trajtojne ne kushte cnjerezore. Pas kesaj qe ndodhi asnje nga ne nuk e kane marre ne pyetje per te marr ndonje te dhene apo informacion per shokun tone. Nuk kemi ku te drejtohemi tjeter per fatin tone sepse deri tani as drejtesia dhe as Ambasada Shqiptare ska ndermarre asnje veprim per kete rast. Ambasada jone nuk ka reaguar as kur familjaret tane kane shkruar letra per shqetesimet dhe padrejtesite qe na behen duke na lene si gjithmone ne meshire te fatit. Edhe energji nuk kemi na i kanë fik. Me respekt Shqiptaret e burgut “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France.”

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto