Dalin pamjet, kamerat kapin momentin kur avokati dhunohet barbarisht në Durrës

Ditën e djeshme, avokati Ilia Ilia u dhunua fizikisht pranë ambienteve të Gjykatës së Durrësit, ndërsa sot kanë dalë pamjet e autorëve dhe dhunës që është ushtruar ndaj tij.

Në këtë video që është siguruar nga “Panorama”, shfaqet avokati i veshur me një këmishë të bardhë, që është duke biseduar me një person. Në ato momente, afrohen dy persona, njëri me kapele, i cili është identifikuar nga avokati si agresori i dytë.

Personi me kapele, merr prej krahu bashkëbiseduesin, ndërkohë që tjetri që është identifikuar siMond Voga i sulet me grushte avokatit.

Video: https://vidnews.net/video/1532081569107

Ju mund të pëlqeni dhe këto