Dalin pamjet e rënda, si u arratis nëna e dy fëmijëve nga kthetrat e shqiptarit që e rrëmbeu e rrahu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi një shqiptar kishte rrëmbyer, rrahur dhe pë.rdhu.nuar për tre ditë rresht ish të dashurën e tij, e cila është nënë e dy fëmijëve.

Kjo ngjarje ka bërë bujë në mediat italiane, të cilat së fundmi kanë nxjerrë disa foto që janë kapur nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare ku u arratis italianja nga shqiptari.

Në këto foto, shihet përleshja mes 30 vjeçarit shqiptar dhe italianes. Pasi e rrëmbeu, shqiptar M.M e mbajti ish të dashurën të mbyllur në një apartament në Foligno për tre ditë.

Më pas, ai e hipi në makinë për të shkuar në një qendër tregtare. Aty gruaja përfitoi nga shkujdesja e shqiptarit dhe hapi derën e makinës dhe u përpoq të hidhej.

Shqiptari doli nga makina dhe filloi ta gjuante, por dëshmitarët dhe roja e sigurisë kanë ndërhyrë për të shpëtuar gruan nga 30 vjeçari, i cili më vonë u kap nga policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto