“Çdo gjë në dorën e qytetarëve”, reagon deputeti Enver Roshi pasi u infektua me koronavirus

Ditën e djeshme u bë e ditur se deputeti Enver Roshi kishte dalë pozitiv me koronavirus. Së fundmi, vet deputeti ka folur mbi infektimin e tij, duke treguar se është me parametra shëndetësorë normale.

“Në pamundësi të përgjigjeve të telefonatave të panumërta dhe të shqetësimit të drejtë dhe të sinqertë të të gjithë miqve dhe të afërmëve të mi nga i gjithë vendi kërkoj mirëkuptimin vëllazëror të tyre që nuk mund të komunikoj nëpërmjet telefonit.

Me sinqeritetin më të madh, porosia ime në këtë situatë është: “Cdo gjë është në dorë të qytetarëve”. Është detyra jonë të ruajmë veten dhe të tjerët, të ruajmë shëndetin tonë, njësoj si edhe shëndetin publik.

Në këtë kuadër, masat e thëna dhe stërthëna, të na shërbejnë me përgjegjshmëri në këtë sakrificë njerëzore dhe qytetare për hir të shëndetit. “Ruaj veten dhe të tjerët”

Nderkohe ju njoftoj jam shume me parametrat normale!
Ju faleminderit nga zemra!!”, shkruan Roshi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto