Flower
Flower

Burri 63 vjeçar nga Berati i vë fla.kën vetes: “S’kemi bukë të hamë, jam sëmurë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Çelepias” të Beratit, ku një burrë 63 vjeçar u përpoq t’i jepte fund jetës së tij duke u lyer me benzinë dhe duke i vënë flakë vetes.

Kjo ngjarje ka ndodhur në lulishten afër banesës së burrit, ndërsa kalimtarët kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën që e ka çuar menjëherë në spitalin e Beratit.

Aktualisht, burri ndodhet i shtruar në dhomën nr.5 të Kirurgjisë së Beratit, ku mjekët kanë deklaruar se ai ka djegie të shkallës së dytë në gjithë pjesën e poshtme të trupit. I plagosur, Xhevair Gjozi është shprehur se bashkë me gruan e tij, Zhanetën, jetojnë në kushte të vështira dhe nuk kanë bukë të hanë, ndaj e kreu dhe këtë veprim.

Ai pohon se kjo gjendje e rënduar vazhdon prej shumë vitesh dhe ai është i sëmurë e nuk merr as pension e as kemp. Bashkëshortja e tij Zhaneta Gjoni shprehet se Xhevairi është i sëmurë dhe nuk merr asnjë kemp nga shteti.

Ajo tregon se prej shumë vitesh kujdeset për të e vetme dhe se ka kërkuar disa herë ndihmë nga shteti për ta shtruar në qendra të specializuar për kujdesin e tij. Ajo i bën apel shtetit që t’i lidhi një pension ose kemp pasi të dy bashkëshortët nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike për të jetuar. Në këto kushte Zhaneta, për të siguaruar pak të ardhura për t’u ushqyer, largohet natën nga banesa për tu kujdesur disa herë në javë për një plak të sëmurë, edhe pse detyrohet ta lërë bashkëshortin e sëmurë vetëm gjithë natën.

Burimi: Balkanweb

Ju mund të pëlqeni dhe këto