E qëlloi burri 15 herë, humb jetën nëna e politikanes shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e djeshme, kur një grua është qëlluar me 15 plu.mba nga bashkëshorti i saj 20 vite më i madh.

Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, në ora 23:00. Si pasojë, Armenda Velija, 41 vjeçe, humbi jetën.

Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshuari dhe viktima kanë qenë bashkëshortë”, bëri të ditur policia.

Pas kësaj ngjarje, është kapur dhe ndaluar personi i dyshuar Bajram Velija. Ndërkohë, prokurori ka vendosur që trupi të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore.

Mirëpo, sipas mediave kosovare, gruaja që ka humbur jetën është në fakt nëna e këshilltares politike të kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Armenda është nëna e Diellza Hotit, nënkryetares së AAK-së, e cila është edhe kryetare e rinisë në këtë parti. Vet Hoti ka publikuar një foto të nënës në rrjetet sociale, ku bën të ditur këtë lajm të hidhur.

“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës. Mësohet se viktima ishte martuar disa vite më parë me 61-vjeçarin dhe nuk kishin fëmijë, ndërsa ka dy vajza nga martesa e parë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto