Botohet Akti Normativ që rregullon shtyrjen e qirave me dy muaj, sa është gjoba në rast shkelje

Është botuar sot në Fletoren Zyrtare Akti Normativ që rregullon shtyrjen e pagesës së qirave për ata që nuk kanë mundësi, që u paralajmërua më herët gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij akti, Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, që kanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si  pasojë e  gjendjes  së shkaktuar  nga COVID–19, nuk  do  ta paguajnë detyrimin e qirasë për dymuaj, prill dhe maj 2020.

Akti parashikon dhe mënyrën se si do të rregullohet kjo marrëdhënie dhe përcakton gjoba të larta për qiradhënësin. “Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë, të  cilët  kanë  ankesë  për  qiradhënësin  si  pasojë  e moszbatimit  të  detyrimeve  të  mësipërme,  do  t’i drejtohen  Drejtorisë  së  Përgjithshme të  Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik. Qiradhënësit,  të  cilët nuk e zbatojnë  këtë  pikë, dënohen  me gjobë  në  masën e  pesëfishit të  qirasë mujore përkatëse”, thuhet në akt.

Akti normative parashikon:

Neni 1

Pas pikës  19,  të nenit  3, të  aktit  normativ  nr.3, datë   15.3.2020,   të   Këshillit   të   Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 20, me këtë përmbajtje:

“20. Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, që kanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si  pasojë e  gjendjes  së shkaktuar  nga COVID–19, nuk  do  ta paguajnë detyrimin e qirasë për dymuaj, prill dhe maj 2020.

Tëgjithëqiramarrësit  studentë,tëcilët kanëkontratëqiraje për banesëapo çdo dokument tjetër qëvërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara    shpalljes    së gjendjes    së epidemisë,  nuk  do  ta  paguajnë  detyrimine  qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

Të gjithë qiramarrësit persona fizikë/juridikë me të ardhura  deri  në 14 000  000  (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje  pë rzhvillimin  e  aktivitetit  të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara   shpalljes   së gjendjes   së epidemisë, dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes  së shkaktuar  nga COVID–19,  nuk  do  ta paguajnë  detyrimin  e  qirasë për  dy  muaj,  prill  dhe maj 2020. Detyrimi i prapambetur i këtyre dymuajve do të paguhet  nga  qiramarrësi,  në  mënyrë  proporcionale dhe  të  dakordësuar  me  qiradhënësin, pas  muajit maj 2020.

Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit  31  maj2020, detyrimi  iprapambeturdo  të paguhetnga  qiramarrësi  brenda  tre  muajve  pas datës 31 maj2020.

Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë, të  cilët  kanë  ankesë  për  qiradhënësin  si  pasojë  e moszbatimit  të  detyrimeve  të  mësipërme,  do  t’i drejtohen  Drejtorisë  së  Përgjithshme të  Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik. Qiradhënësit,  të  cilët nuk e zbatojnë  këtë  pikë, dënohen  me gjobë  në  masën e  pesëfishit të  qirasë mujore përkatëse. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ndjekjen dhe zbatimin e parashikimeve të kësaj pike dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse.”

Ju mund të pëlqeni dhe këto