Flower
Flower

Berisha i bën thirrje Interpol e Europol: “Rama po përgatit blerjen e zgjedhjeve lokale”

Ish kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai ka porositur mbjelljen e qindra mijërave fidanëve kanabis me qëllim që të blejë zgjedhjet lokale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha thotë se vatrat e zjarrit që u përhapën në vend janë bërë për të mbjellë lëndët narkotike, ndërsa i bën thirrje agjensive që luftojnë drogën për të ndërhyrë e për të bllokuar këtë situatë.

“Porositen qindra mijra fidane dhe po pregatiten mbjellje te medha kanabisi!

Te dashur miq, burime shume mire te informuara njoftojne se narkoqeveria e narkoshtetit ka vendosur te nxise perseri mbjelljen masive te Kanabisit ne Shqiperie per te zbutur pakenaqesine masive qe ekziston sot ndaj qeverise dhe zbutur shkallen e revoltes ne rritje te masave kunder narkoqeverise.

Qellimi i dyte i ketij operacioni me megakriminal te kobshem qe u parapri nga qindra e qindra zjarre ne mars si kurre ndonjehere me pare (per te hapur qindra e qindra hektare per hashash) eshte perdorimi i mbjelljeve dhe produkteve te hashashit per qellime te blerjes se zgjedhjeve qe po duken ne horizont.

I bej thirrje Interpolit, Europolit, agjensive te luftes kunder droges te vendeve partnere te marrin cdo mase dhe ushtrojne cdo presion kunder narkoqeverise dhe narkoshtetit shqiptar dhe te bllokojne kete mega afere me pasoja shkaterrimtare per Shqiperine por tejet te demshme edhe per rajonin.”, shkruan Berisha.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto