Arrestohen 4 shqiptarë, nxirrnin vajzat për prostitucion me 600 euro nata

Policia italiane ka arrestuar 4 persona me shtetësi shqiptare, të cilët janë akuzuar se drejtonin një rrjet prostitucioni në Asti.

Sipas mediave italiane, në pranga janë vënë tre burra, G.E; K.F e S.F, në moshat 29 & 33 vjeç, si dhe një femër J.A, e cila punonte si prostitutë.

Ata janë akuzuar se kanë shfrytëzuar me dhjetëra femra të reja në Asti, duke i çuar si prostituta përgjatë sheshit “Savona” dhe atij “Alessandria”.

Policia ka kryer hetimet nën kodin “Neë Generation” që prej vitit 2016, pasi disa goca që punonin si prostituta u kërcënuan me vdekje nga grupi rival.

 “Janë edhe gjashtë persona të tjerë në kërkim, të dyshuar si të përfshire në këtë grup”, shpjegoi Loris Petrillo, drejtues i policisë së Astit.

Hetimet kanë zbuluar se çdo vajzë arrinte të fitonte deri në 600 Euro në natë, duke punuar nga e hëna në të enjte.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto