Anxhelina i nënshtrohet analizave, avokati i babait: “Nëse del se ai e ka përdh*nuar vajzën atëherë unë…”

Angelina Petro është vajza 29 vjeçare e cila gjeti vdekjen si pasojë e babait të saj në ditët e para të Vitit të Ri, pasi ai e gjuajti disa herë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e varrosi në kopshtin e shtëpisë.

Lidhur me këtë ngjarje, trupi i Angelinës i është nënshtruar analizave të ADN-së, të cilat do të vërtetojnë spekulimet nëse vajza ka qenë viktimë e një sulmi seksual apo përdhunimi përpara se babai i saj ta vriste.

Sipas mediave greke, autoritetet sot janë në pritje të këtyre rezultateve, ndërsa në lidhje me këtë çështje, avokati mbrojtës i babait ka bërë një deklaratë të papritur.

Vassilis Noulezas ka deklaruar se në qoftë se vërtetohet se Aleko Petro ka përdhunuar të bijën, atëherë ai do të japi dorëheqjen nga kjo çështje.

“Mbetet të vërtetohet nga analizat nëse ka pasur abuzim seksual, vepër që klienti im e mohon. Nëse del se ka pasur edhe këtë vepër, atëherë unë do të jap dorëheqjen nga mbrojtja e tij”, është shprehur avokati për “ANT1”.

Anxhelina

Nga ana tjetër, babai i Angelinës, Aleko, thotë se e kishte humbur mendjen në momentin kur bërë këtë krim makabër. “E humba mendjen ato dy minuta, nuk e fal veten për atë që bëra”, është shprehur ai.

Burimi: CNN.gr

Ju mund të pëlqeni dhe këto