Aksidentohet nga makina djali i reperit shqiptar, zbulohet gjendja e tij shëndetësore

Reperi Duda ka zbuluar se familja e tij është gjendur përballë një situate të vështirë. Një nga djemtë e tij është përplasur nga një makinë në Londër dhe ka përfunduar në spital.

Për fat të mirë, djali i reperit ka marrë vetëm dëmtime në trup dhe mjekët janë duke u kujdesur për të në spital.

Duda ka qenë personi që ka zbuluar lajmin, duke publikuar një foto të djalit, i cili shihet i lënduar në fytyrë. Përbri kësaj fotoje, reperi ka treguar se i biri i tij ndodhet në gjendje të mirë për jetën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto