Aksidenti tragjik u merr jetën dy të rinjve shqiptarë, si ndodhi përplasja

Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në mëngjes në rrugën “Roma” në Villorba, të Italisë.

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën rreth orës 6 të mëngjesit, pasi makina “Volskwgen Gold GTI”, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me muret e betonit që kufizojnë kantierët në Pedemontana në zonën e Villorbas.

Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë kalimtarë të rastit, por dy personat në bord kanë gjetur vde.kjen e menjëhershme.

Dorian Myftaraj, 24 vjeç, rezistent jashtë Italisë dhe Rruzhdi Karreci, 35 vjeç me origjinë nga Durrësi, janë viktimat. Policia po heton ende për shkaqet e aksidentit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto