Flower
Flower

Abuzoi seksualisht me vajzën me aftësi të kufizuara, arrestohet 29 vjeçari

Një 29 vjeçar është arrestuar nga forcat policore pasi është dënuar për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë”.

Flamur Bramati nga fshati Toshkëz i Përmetit, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë nga fshati i tij, e cila është me aftësi të kufizuara.

Sipas policisë, sapo u akuzua për këtë ngjarje të rëndë, Flamuri u arratis menjëherë, por Specialistët e Hetimit të Krimit në postën e policisë Këlcyrë, kanë mundur që ta kapin atë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet me nr.vendimin 13/22-2015-131, datë 15.04.2015, e ka dënuar të riun me pesë vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

Pas disa vitesh në arrati, 29-vjeçari u arrestua pasditen e kësaj të marte pas informacioneve të siguruar në rrugë operative për vendndodhjen e tij. Dyshohet se gjatë kësaj kohe, ai ka qenë në emigrim në Greqi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto