“E kishte zhveshur lakuriq nga gjysma e poshtë vajzën”, skandal në Berat, burri abuzon me dy të miturat

Babai i dy vajzave, njëra 17 vjeçe me prapambetje mendore dhe tjetra 20 vjeçe, ka denoncuar bashkëfshatarin me inicialet Xh. L se i ka ngacmuar seksualisht vajzat e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ndërsa babai i vajzave tregon se prokuroria e Beratit nuk ka bërë asgjë për 9 muaj dhe i dyshuari vijon të jetë i lirë.

“Vajza vajti me plakën për shkarpa. Plaka i nxirrte nga poshtë, kjo i merrte dhe i dërgonte në rrugë lart. Atje e merr ai për krahu dhe e çon në shtëpi. Donte të kyçte derën ai…Për momentin pastaj vjen edhe vajza e tij. I bie me dru të atit. E lë atë dhe e merr vajzën për krahu dhe e sjell në shtëpi. E zhveshur. E kishte zhveshur, lakuriq, nga gjysma e poshtë ishte lakuriq vajza”, ka thënë babai.

“Isha tek arra poshtë. U ngjita përpjetë, ai po ngjitej. Më mori në shtëpi, më tërhoqi edhe më kapi”, ka treguar 17 vjeçarja.

“Isha prapa shtëpisë unë. Nuk e pashë…më doli nga prapa. Unë i thashë s’ke punë me mua. Të kapa, tha ai, tani do të shqyej se nuk të kam kapur atë ditë që të pashë. I rashë me bërryl, bërtita dhe u largova poshtë”, ka rrëfyer 20 vjeçarja.

Prokuroria e Beratit ka rreth nëntë muaj që ka marrë kallëzimin dhe autori i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualish të dy vajzat është ende i lirë. Gazetari i “Stop” iu drejtua policisë së Kuçovës dhe prokurorisë së Beratit, por kjo e fundit nuk informon se cili prokuror e ka këtë çështje dhe nuk jep shpjegim pse kjo çështje ka zgjatur 9 muaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto