A është gati Shqipëria të goditet nga një valë e dytë infeksioni? Përgjigjia e mjekut Tritan Kalo

Së fundmi, mjeku Tritan Kalo ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi, ku ka thënë se sjelljet e individëve të papërgjegjshëm që nuk respektojnë masat, do sjellin infektimin e pjesës tjetër.

“Shqetësimi më i madh që kam tani është që hapja të bëhet gradualisht por sjellja e individëve të papërgjegjshëm do bëjë që me veprimet e tyre ta pësojnë njerëzit e përgjegjshëm”, u shpreh ai në emisionin “Përballë”.

Gjithashtu, mjeku u pyet nëse Shqipëria është gati të përballet me një valë të dytë infeksioni. Ai ka thënë “Po” pasi nuk janë shfrytëzuar strukturat e përgatitura.

“Jemi, se nuk janë shfrytëzuar strukturat e parapërgatitura nëse shtrihet një gjë e tillë. Rikthimi në shtator, ka diçka që luhatet por në shtator s’ka vetëm Covid nuk është vetëm gripi janë dhe viroza të tjera”, tha Kalo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto