A duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covidin? Silva Bino: “Nuk kanë imunitet”

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka deklaruar se edhe personat që e kanë kaluar koronavirusin duhet të vaksinohen.

Sipas saj, ata që e kanë kaluar koronavirusin nuk kanë imunitet. Si fakt për këtë deklaratë, ajo ka marrë rastet e riinfektimeve të njerëzve pas 3 muajsh kur kanë kaluar Covid.

 “Vaksina bëhet edhe kur e ke kaluar Covidin, nuk ka asnjë problem. Përse bëhet kjo? E para, shumë persona që kanë kaluar Covid nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike”, u shpreh Bino në “Opinion”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto