“5000 euro o të mora jetën”, kërcënonte biznesmenin, e pëson 37 vjeçari

Një shtetas 37 vjeçar është arrestuar nga policia pasi kishte kanosur me thi.kë një biznesmen në Korçë.
Autori, që është cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkonte biznesmenit 5000 euro në këmbim të jetës. Ai ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “vra.sje me paramendim”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:
E.L, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).
Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.
Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të këtij shtetasi.