Skandali me falsifikimin e testeve, pala greke merr masa drastike në doganën e Kakavijës për udhëtarët

Pas skandalit të falsifikimit të testeve negative për Covid-19, autoritetet greke kanë marrë masa të shumta për të verifikuar udhëtarët në pikën kufitare të Kakavijës.

Prej mëngjesit të sotëm, të gjithë njerëzit që duan të kalojnë në doganë, do të duhet të bëjnë një test të shpejtë, përgjigjia e të cilit merret në vend dhe më pas do lejohet kalimi në doganë.

Si pasojë, pala greke në Kakavijë ka vendosur t’i fusë në grupe të vogla personat që kalojnë, duke i testuar dhe pasi jepet përgjigjia, ata kalojnë.

Pala greke ka kërkuar mirëkuptimin e kalimtarëve që përdorin këtë pikë, pasi sipas saj është e vetmja mënyrë që të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pika e Kakavijës, në kushtet të cilat janë krijuar prej përhapjes masive të Covid-19 në Greqi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto