Skandali i zhvatjes së 8 mln lekëve nga sanitarja, reagon spitali i Senatoriumit: “Personeli shëndetësor i lënduar”

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas skandalit që u publikua dje, ku një sanitare i kishte marrë vajzës së një pacienteje me koronavirus gati 8 milionë lekë të vjetra për t’u kujdesur për mamanë e saj.

Në njoftimin zyrtar, ky spital shkruan se akti i shëmtuar nuk mund të njollosi punën e bluzave të bardha dhe shton se i gjithë personeli shëndetësor ndjehen të lënduar nga kjo situatë.

“Ky akt i shëmtuar nuk mundet të njollosë punën tonë. U bëjmë thirrje autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund. Dënojmë me forcë këtë akt të paligjshëm dhe korruptiv. Gjithë personeli shëndetësor ndjehet tejet i lënduar”, deklaron spitali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto