Situatë alarmante në Berat, infektohen me koronavirus infermierë, mjekë dhe mësues

Një situatë alarmante evidentohet në disa institucione të qytetit të Beratit, ku vetëm në spitalin rajonal të Beratit janë konfirmuar pozitivë një oksigjenist dhe një infermier i repartit të Infektivit.

Infektimet kanë vijuar edhe në qendrat shëndedtësore, ku janë prekur me koronavirus 1 infermier në Qendrën Shëndetësore në fshatin Cukalat dhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

Ndërkaq, janë raportuar të infektuar një mësues dhe një edukatore. Konfirmohen të infektuara me Covid-19 një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 edukatore në kopshtin “Barrikadë” dhe një tjetër sanitare në kopshtin “Çlirim 1”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto