Shtohet një tjetër rast në Fier, infektohet me koronavirus nga ashensori mësuesja

Një tjetër rast pozitiv me koronavirus është identifikuar në Fier. Mësohet se e infektuara e rradhës është një mësuese.

Sipas “Dosja.al”, mësuesja banon në lagjen “15 tetori”, në të njëjtin pallat ku banonte çifti i moshuar që dolën pozitiv me Covid-19.

Dyshohet se mësuesja mund të jetë infektuar nga ashensori sepse nuk ka patur tjetër kontakt me dyshen e infektuar. Ekspertët kanë zbuluar se Covid-19 qëndron për disa ditë në sipërfaqe të çelikta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto